Shënime për autorin

Jusuf Buxhovi lindi në Pejë, më 4 gusht të vitit 1946. Shkollën fillore e nisi në Gjakovë dhe e kreu në Ponoshec të Dukagjinit. Ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë. Në vitin 1968 u diplomua në Universitetin e Prishtinës (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe). Në vitin 1979 kreu studimet pasuniversitare  në degën e Historisë të Universitetit të Prishtinës. Magjistroi në  temën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane”.

Karrierën e gazetarit e filloi në gazetën “Rilindja” të Prishtinës në vitin 1967, fillimisht si gazetar i kulturës, e më vonë  redaktor i saj. Nga viti 1976 deri në vinin 2000 ishte korrespondent i përhershëm i “Rilindjes” i akredituar në Bon të Gjermanisë. Ndërsa nga viti 2000-2008, krahas veprimtarisë letrare, u mor me hulumtime historiografike nëpër arkivat gjermane.

Nga viti 2008 jeton dhe punon në Prishtinë

Deri tash ka botuar këto vepra:

  1. “Cirku”, tregime, “Rilindja” – 1972
  2. “Pioni”, tregime ,  “Rilindja” – 1975
  3. “Matanëkrena” – roman, “Rilindja” – 1976
  4. “Çaste” –  vështrime letrare, “Rilindja” -1978
  5. “Dinozauri” – dramë, “Rilindja” – 1979
  6. “Loja”– roman. “Rilindja”, 1980.
  7. “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” – roman, “Rilindja” – 1982
  8. “Ura e Fshejit” – novela, “Rilindja” – 1983
  9. Pranvera e zhveshur” – dy drama, “Rilindja” – 1984
  10. “Nata e shekujve” –  roman, “Rilindja” – 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të   Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
  11. “Galeria e të vdekurve” –  roman, “Rilindja” – 1987
  12. Libri i të mallkuarve”-  roman triptik , “Rilindja” -1989. ( Fitoi çmimin letrar “Hivzi Sulejmani”)
  13. “Prapë vdekja 1” –  roman, “Rilindja” – 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
  14. “Prapë vdekja 2”  –  roman, “Rilindja” -1993
  15. Prapë vdekja 3″ –  roman, “Rilindja” – 1995
  16. Qyteti i dënuar me vdekje“- roman, “Faik Konica” – 2000
  17. Letrat për Kryeprincin“- roman, “Faik Konica” – 2003
  18. Vdekja e Kolonelit” – roman, “Faik Konica” – 2004
  19. Vera e fundit e Gjin Bardhit” – roman, “Faik Konica” – 2004
  20. Kujtimet e zonjës Von Braun“- roman, “Faik Konica” – 2005
  21. “Kodi i dashurisë”– roman, “Faik Konica” – 2006. (U nderua me Çmimin kombëtar “Azem Shkreli”, si vepra më e mirë e vitit)
  22. Udhëtimi i Mendim Drinit“- roman, “Faik Konica” – 2006.
  23. “Libri i Bllacës  1 – Shënime nga psikiatria” – trilogji, “Faik Konica” – 2007.
  24. Libri i Bllacës  2 – Bota e përmbysur e Urtakut” – trilogji,”Faik Konica” – 2007.
  25. Libri i Bllacës  3 – Etër e bij” – trilogji, “Faik Konica” – 2007.
  26. Fletëza gjermane” – publicistikë,  “Faik Konica” – 2008.
  27. Kongresi i Berlinit 1878″ – historiografi, “Faik Konica” – 2008.
  28. Libri i Gjakovës” – roman, “Faik Konica” – 2008.
  29. Kthesa historike 1 – Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” –  historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
  30. “Jeta lakuriqe, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
  31. Kthesa historike  2 – Shteti paralel dhe rezistenca e armatosurhistoriografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
  32. ”Kthesa historike 3 –  Lufta e Perëndimit për Kosovën”– historiografi. Botoi “Faik Konica”, 2009.
  33. Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane”, historiografi. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2010.
  34. “Kosova” I,II,III – historiografi. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2012.
  35. “Jeniçeri i fundit”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2013.
  36. “Dosja e hapur”,  roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Hosuton, 2014.
  37. “Kosova” I, II,III,IV,V – historiografi. Botoi “Jalifat Publishing” Hosuton dhe “Faik Konica” Prishtinë, 2015.
  38. “Dosja B”-roman. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë  dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2016.
  39. Dushkaja” – roman. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2017.
  40. Kosova” VI,VII dhe VIII – historiografi. Botoi “Jalifat Publishing, Houston dhe “Faik Konica”, Prishtinë, 2018.
  41. Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, historiografia. Botoi “Faik Konica”- “Jalifat Publishing”, 2019.
  42. Mona”,  roman, botoi “Faik Konica” – “Jalifat Publishing”, 2019.
  43. Dardania – antika,mesjeta”, historiografi. Botoi Faiko Konica” – “Jalifat Publishing”, 2020.

Përkthime në gjuhët e huaja:

  1. “Zapisi Dzona Nikolle Kazazija”, “Jedinstvo”, Prishtinë, “Nolit”, Beograd, 1986.
  2. “Beleske Dzona Nikolle Kazazija”, Maribor, Slloveni, 1989.
  3. “Qui resiste a la peste resiste au diable”(Le Journal de Gjon Nikollë Kazazi), botoi “L’Harmatann”, Paris, 2010.
  4. “Kosova”I,II, III anglisht. Botoi “Jalifat Publishing”, Houston 2013.
  5. “Dossier B”, anglisht. Botoi “Jalifat Publishing”, Houston, 2007.
Rrjetet sociale